Sulmuesi i Chelseat: Messi nuk është i pamposhtur

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 09:02 | Nga

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të jetë lojtari më i mirë në botë por nuk është i pamposhtur, sipas sulmuesit të Chelseat, Pedros.

Pedro i kaloi tetë sezone duke luajtur me Messin në “Camp Nou”, lojtar më të cilën do të përballet sonte kur Chelsea e pret Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

Derisa spanjolli foli për Messin, tha se shpreson se bashkëlojtarët e tij do ta gjejë një mënyrë për ta ndalur 30-vjeçarin, i cili ka dështuar të shënojë gol në tetë ndeshje kundër Chelseat.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, por nuk është i pamposhtur”, ka thënë Pedro për mediat britanike.

“Natyrisht bëhet fjalë për Barcelonën, për Messin. Është tepër e vështirë ta ndalesh këtë lojtar sepse është i shpejtë dhe shumë i mençur. Ama, shikoni, nuk është e pamundur”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme