Sulmuesi izraelit: Prisja që Berisha të binte në provokim

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 15:45 | Nga

Eran Zahavi, sulmuesi i Izraelit më në fund ka folur mbi penalltinë që fitoi dhe kartonin e kuq ndaj Etrit Berishës.

Për mediat vendase ai ka pranuar se është treguar dinak dhe e dinte që Berisha do të gabonte dhe i është dashur vetëm të presë momentin.

“Mua më rrëzuan, ishte një penallti e qartë, ndërsa portieri pretendoi se po stimuloja. Ai mu afrua me kokë dhe më tha thuaj të vërtetën. Unë nuk jam naiv, unë thjesht prita që ai të bënte gabimin”, deklaroi Zahev.

“Jam i zhgënjyer vetëm për një gjë pasi gabova nga pika e bardhë e penalltisë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme