Sulmuesi i Kosovës nënshkruan kontratën e re me klubin anglez

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:50 | Nga

Atdhe Nuhiu ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez nga Championship, Sheffield Wednesday.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, e ka përfunduar sezonin 2017/18 duke qenë në formë shumë të mirë.

Nuhiu ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet. Ai ka përfunduar sezonin shumë suksesshëm duke shënuar nëntë gola vetëm në tetë ndeshjet e fundit, çka ka bërë që trajneri Jos Luhukay, t’i besojë edhe më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme