Suspendohet gjyqtari që e rrëzoi lojtarin e Nantes (Video)

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 18:07 | Nga

Gjyqtari francez, Tony Chapron është suspenduar përkohësisht nga Federata Franceze e Futbollit pas incidentit të tij në ndeshjen në mes të Nantes dhe Paris Saint-Germain.

Chapron ishte deleguar të gjykonte takimin mes Nantes dhe PSG-së, i cili përfundoi me fitoren e parisienëve, por që nuk shkoi gjithçka si duhet.

Kjo pasi, lojtari i Nantes, Diego Carlos e rrëzoi gjyqtarin Chapron, i cili reagoi keq duke e goditur atë me këmbë dhe pastaj duke e ndëshkuar me të kuq.

Ky ndëshkim bëri gjiron e botës me gjyqtarin që mori shumë kritika, ndërsa tani ka ardhur federata franceze e cila bëri zyrtar suspendimin e tij të përkohshëm.

Në një deklaratë, Federata Franceze e Futbollit ka thënë se: “Organi teknik i gjyqtarëve (DTA) dhe komisioni federal i gjyqtarëve kanë vendosur për tërheqjen e përkohshme të Tony Chapron, i cili ishte emëruar për ndeshjen e Ligue 1 të së mërkurës midis Angers dhe Troyes”.

“Z. Tony Chapron do të thirret menjëherë për të takuar komitetin disiplinor të LFP [ligës franceze të futbollit”.

“Z. Tony Chapron, pas shqyrtimit të imazheve, deklaroi se rrëzimi i tij ishte shkaktuar aksidentalisht. Ai e ka njoftuar DTA-në se ai ka përgatitur një raport në këtë drejtim për komisionin disiplinor të LFP-së”, thuhet në komunikatën e FA.

Në anën tjetër, kryetari i Nantes, Waldemar Kita, ka thënë se Chapron duhet të ndalohet për gjashtë muaj për incidentin “skandaloz”.

Ndëshkimi i tij krijoi shumë polemika!

“Është shaka. Kam marrë 20 mesazhe me tekst nga e gjithë bota duke më thënë se ky gjyqtar është si një shaka”.

“Nëse flas shumë, do të thirrem nga një komision etik. Nuk kemi të drejtë të themi asgjë”, ka thënë Kita për mediet franceze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme