Takohen për herë të parë McGregor dhe Floyd Mayweather të dy premtojnë fitore

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 22:33 | Nga

Conor McGregor ka premtuar se do ta rrëzojë në tokë Floyd Mayweather në takimin e parë të boksierëve para meçit që do të zhvillohet me 26 gusht.

Para 11 mijë tifozëve në Staples Center të LA-së, Mayweather dhe McGregor u takuan ballë për ballë për herë të parë, prej se kur u vendos të zhvillohet ky meç.

Pavarësisht se shfaqeshin para një turme që ishin në krah të Mayweather, pasi kishte më shumë mbështetës, nuk munguan as thirrjet për irlandezin.

Gjatë përballjes sy me sy, nuk munguan as fjalët në drejtim të njëri tjetrit.

“Me 26 gusht, ky njeri do të jetë i pavetëdijshëm, ai është shumë i vogël, ai është shumë i dobët”.

“Është e gjitha zhurmë, në fund të ditës. Lufta është lufta. Ne do të hyjmë dhe do të luftojmë”, tha McGregor.

Mayweather kur foli i tha se nuk ka para edhe pse mund të jetë i famshëm.

“Popullariteti nuk ka të bëjë me atë që kemi në llogaritë tona bankare”, tha Mayweather.

“Ai mund të jetë më i famshëm”.

“Unë gjithmonë zgjedh pasurin mbi famën. Ju keni shumë njerëz në mediat sociale me 20 milionë ndjekës, por ata nuk mund të kenë 20,000 në bankë”, deklaroi ai.

Mayweather tha se kundërshtari i tij ka gjasa të fitojë, duke shuar se ai është më i ri dhe aktiv në sport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme