Tarashaj kërkohet nga katër skuadra të njohura

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 09:16 | Nga

Shani Tarashaj, sulmuesi i Eintracht Frankfurt, ka zgjuar interesimin e skuadrave nga Serie A, La Liga dhe Bundesliga.

Reprezentuesi i Zvicrës, Shani Tarashaj gjatë verës mund të ndërroj skuadrën, pasi në adresë të sulmuesit tashmë kanë arritur disa oferta.

Sipas TuttoMercatoWeb.com, sulmuesi nga Kosova po kërkohet nga Torino, Espanyol, Villarreal dhe Mainz, përcjell Express.

Ai është nën kontratën me skuadrën e Evertonit, por është i huazuar deri në fund të sezonit te skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt.

Kështu, në fund të sezonit Evertoni do ta thotë fjalën e fundit për talentin kosovarë, i cili është rritur te skuadra zvicerane,  Grasshoppers.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme