Taulant Xhaka në formacionin ideal

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 19:14 | Nga

Muaji i ardhshëm do të jetë tepër i rëndësishëm për Kombëtaren, që do të zhvillojë ndeshjet kualifikueset të botërorit me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.

Kuqezinjtë, pjesë e Superligës së Zvicrës patën paraqitje të ndryshme në fundjavë. Taulant Xhaka është bërë pjesë e formacionit të javës nga gazeta “Blick”, mesfushori i Basel u tregua i besueshëm si gjithmonë.

Në fitoren 3 – 1 me St Gallen mungoi vetëm pasimi për gol, i zakonshëm për Xhakën në këtë sezon. Në formacionin më të dobët është Jahmir Hyka. Sipas gazettes zvicerane nuk dha asgjë në humbjen 3 – 1 të Luzern me Laussane. Si Taulant Xhaka dhe Jahmir Hyka u aktivizuan në fitoren 2 – 1 të Shqipërisë me Maqedoninë këtë muaj në Shkodër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme