Të panjohurat e rrugës drejt Rusisë

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 08:59 | Nga

Vendimi i Federatës së Futbollit të Finlandës për të mos lejuar asnjë simbol të Kosovës jashtë tribunës ku do të vendosen 400 tifozët kosovarë, ka bërë bujë.

Por, kjo është praktikë e ndjekur edhe nga federatat e tjera në të shkuarën dhe në fakt, ky është telashi më i vogël e Kosovës në rrugëtimin që pritet ta nisë më 5 shtator.

Me këtë datë, Kosova do të luajë në Helsinki kundër Finlandës, ndeshjen e parë eliminatore për botërorin “Rusia 2018”.

Telashet e Kosovës në këtë rrugëtim, vlerësohet se janë shumë, por tri janë më të mëdhatë.

Kosova nuk di ende se me çfarë përbërje do të nisë këtë cikël kualifikues, pastaj nuk e di nëse ndonjë ndeshje si vendase do të arrijë ta luajë në Kosovë dhe së fundi, nuk e di ku do t’i luajë ndeshjet me Ukrainën, shtet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme