Të shurdhrit i tregojnë shkathtësitë e tyre në futsall, “Prishtina” mposht “Tiranën”

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 11:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e të Shurdhërve, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar turneun ndërkombëtar në futsall.

Në këtë turne kanë duke marrë pjesë ekipe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania.

Ndeshja e cila hapi turneun ishte mes ekipit “Prishtina” nga Kosova dhe “Tirana” nga Shqipëria, raporton Ekonomia Online.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 1 me 0 për Kosovën.

Muhamet Toperlaku, përgjegjës për sport në Shoqatën e të shurdhërve të Kosovës, tha se qëllimi i këtij turniri është që personat e shurdhër t’i tregojnë shkathtësitë e tyre përmes sportit.

Ai më tutje bëri të ditur se do të ketë edhe shpërblime për ekipet fituese.

I kënaqur me pjesëmarrjen në këtë turnir ishte edhe trajneri i ekipit të Shqipërisë, Eduard Ajas. Ai tha se shpresojnë në fitore potenciale, ndonëse ekipet pjesëmarrëse janë shumë të vështira.

Ndeshje të vështirë e konsideroi edhe atë me ekipin nga Prishtina, raporton EO.

Të ngjashme