A do të zgjedhë Amir Rrahmani Kosovën?

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 10:03 | Nga

Qendërmbrojtësi i përfaqësueses kuqezi Amir Rrahmani, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij në kombëtaren e Shqipërisë.

22-vjeçari që luan për RNKL të Splitit në Kroaci ka theksuar që nuk ka asgjë të re dhe në momentin që do të ketë diçka do ta bëjë menjëherë të ditur për mediat.

”Nuk ka asgjë të re për sa i përket të ardhmes time në kombëtaren kuqezi. Në momentin që do të ketë diçka do ta bëjë të ditur për mediat”, është shprehur i riu nga Kosova për “Newsport.al”, duke lënë në këtë mënyrë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm nga kombëtarja kuqezi.

Kujtojmë që Rrahmani së bashku me Shalën, Rashicën dhe Gjimshitin ishin katër futbollistët që u larguan nga De Biazi për kampionatin Europian “Francë 2016”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme