Terim: Kosova është e rrezikshme për çdo kundërshtar

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 09:26 | Nga

Fatih Terim ka përgëzuar edhe një herë Kosovën për lojën, por ata fituan 4:1, që sipas tij ishte fitore e merituar.

“Ishte vështirë të luash ndaj Kosovës, sepse ishin skuadër agresive. Kolegu im Albert Bunjaku ka bërë një ekip të mirë, po luan mirë, luajti mirë edhe sonte, na bëri problem. Për secilin kundërshtar Kosova është rrezik i madh”, tha Terim për SuperSport Kosova, raporton Gazeta Olle.

“Ne patëm tetë goditje në portë dhe shënuam katër gola. Nuk mendoj që Kosova na lejoi të shënojmë lehtë, por bëmë lojë të mirë dhe shënuam”, shtoi ai.

I pyetur për humbjen e Kroacisë dhe rezultatet tjera të grupit ai shtoi:

“Jam i kënaqur që Islanda mundi Kroacinë, sepse kemi startuar me 8 pikë, dhe tani kemi dy më pak se lideri. Kjo e lë mundësinë për të dalë në krye. Ne do të luajmë me Kroacinë dhe Islandën në shtëpi”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme