Tetë klubet që Reali kurrë s’i ka mposhtur si mysafir në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 14:41 | Nga

Borussia Dortmund, klub me të cilin Real Madrid ndeshet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, është një nga pak klubet të cilat Real Madrid kurrë nuk i ka mposhtur si mysafir.

Më poshtë keni tetë klubet ndaj të cilave Real Madrid kurrë nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir në Ligën e Kampionëve.

Me gjigantin italian, Juventus, mbretërit janë takuar gjashtë herë në Torino, ku numërojnë pesë humbje dhe një barazim.

Me Borussia Dortmund, ata kanë tre humbje dhe një barazim në Signal Iduna Park.

Ndërkaq, madrilenët janë takuar tre herë me Olympiacos në Greqi, ku numërojnë dy humbje dhe një barazim.

Si mysafir i Milan, Reali ka dy humbje pa arritur asnjëherë të fitojë apo barazojë në San Siro.

Real Madrid ka bilanc të keq si mysafir edhe me nj ekipë ruse, me Spartak Moscow, skuadër nga e cila ka humbur një herë dhe ka barazuar një herë në Ligën e Kampionëve.

Në Ligën e Kampionëve, mbretërit nuk kanë fituar as si mysafirë të Atletico Madrid, me të cilët kanë dy barazime ashtu siç i kanë edhe me Lazion.

Ndërsa, me Manchester City-n, kanë dy vizita dhe rrjedhimisht dy barazime.

Të ngjashme