Tetë lojtarë pritet të largohen nga Arsenali

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 15:12 | Nga

Krerët e Arsenalit raportohet se e dinë për mundësinë e largimit të tetë lojtarëve gjatë verës së vitit 2018.

Përveç të ardhmes së paqartë të Jack Wilshere, Mesut Ozilit dhe Alexis Sanchezit, klubi londinez është i shqetësuar me një numër lojtarësh që kanë dhënë shenja se mund të largohen.

Per Mertesacker është duke planifikuar pensionimin, derisa Olivier Giroud dhe Theo Walcott janë duke menduar seriozisht të ardhmen e tyre.

E ardhmja e Aaron Ramseyt gjithashtu është në dyshim pasi mesfushorit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij.

Në këtë fazë, Danny Welbeck nuk pritet të vazhdojë qëndrimin, pasi deri më tani është përdorur vetëm si përkrahës i sulmuesve kryesorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme