Thaçi dekoroi kryetarin e KOK-ut me Medaljen Presidenciale të Meritave

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 12:21 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Thaçi ka theksuar se Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me federatat dhe sportistët kanë shënuar suksese domethënëse për Kosovën, sidomos në arenën ndërkombëtare.

“Ju përgëzoj për punën dhe kontributin që keni dhënë në zhvillimin e sportit, anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në prag të trevjetorit të anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, presidenti Thaçi e ka dekoruar kryetarin Hasani edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e tij në zhvillimin e sportit kosovar.

Ndërsa, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, është shprehur i nderuar me dekoratën që ka pranuar nga presidenti, duke thënë se ky është një motiv shtesë për arritjen e sukseseve të mëtejshme për Kosovën.

Ai e ka informuar presidentin Thaçi për përgatitjet që po bënë KOK-u për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 dhe për Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.

Presidenti Thaçi ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës me sportistë në këto ngjarje është një mundësi shumë e mirë për promovimin e sportit tonë dhe e forcon edhe shtetësinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme