Thaçi: Kosova ka shumë talente në futboll, trajneri i ri – shpresë e re

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 13:44 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës nga sot u bë me trajner të ri. Trajneri Bernard Challandes nga sot do të marrë në duar një detyrë jo  të lehtë, të ndërtojë një grupacion i cili pritet të përfaqësojë sa më denjësisht shtetin e Kosovës.

Me këtë rast presidenti Thaçi në një shkrim në facebook, ka uruar trajnerin Challandes duke thënë se ky po vjen në Kosovë me një përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare. Thaçi ka falënderuar dhe vlerësuar punën e ish-selektorit Albert Bunjaku, i cili e ka drejtuar Kosovën në kualifikimet për Botërorin e Rusisë.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga sot u bë me trajner të ri. Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore. I jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh. Kosova ka shumë talente në futboll dhe trajneri i ri është një shpresë e re, e cila duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme