Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në faqen e tij në Facebook, videon promovuese për pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në “Rio 2016”.
Thaçi ka thënë se vetë debutimi është fitorja e parë e Kosovës në Lojëra Olimpike .
“Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore ‘Baku 2015’”.
“Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm”.
“Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1124156107654747/