Thirrjet “Rroftë Ukraina” dhe “Flaka i daltë Beogradit” mund t’i kushtojnë rëndë Vidas

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 16:44 | Nga

Mbrojtësi i Kroacisë mund të përballet me ndëshkim nga shtëpia botërore e futbollit nëse vërtetohet se video e tij ka përçuar mesazh politik.

FIFA është duke e analizuar videon në të cilën mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida, duket të thotë “Rroftë Ukraina” dhe “Flaka i daltë Beogradit”.

Videoja është shpërndarë gjithandej pas fitores së Kroacisë ndaj Rusisë, në çerekfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018.

29-vjeçari, që ka luajtur për Dinamon e Kievit, është paralajmëruar nga FIFA për klipin e kaluar, që çoi në përjashtimin e trajnerit Ognjen Vukojeviq.

Mesazhi i parë ka goditur rusët, të cilët e quajnë të ligjshëm invazionin e tyre në Gadishullin e Krimesë, ndërsa Ukraina e konsideron agresion dhe marrje me forcë të territorit.

Ndërsa ai i dyti i është drejtuar Serbisë, dhuna e të cilës çoi në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, përmes masakrave dhe krimeve të pashoq, duke lënë mijëra të vrarë, të gjymtë e të zhdukur.

Kroacia do të përballet të mërkurën me Anglinë në gjysmëfinale, ndërsa përballja tjetër gjysmëfinale luhet të martën mes Francës dhe Belgjikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme