Thomas Tuchel te PSG ka mbetur vetëm të zyrtarizohet

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 09:35 | Nga

Pasi që Thomas Tuchel nuk e zgjodhi Bayern Munichin, ishte e çartë që ai ka zgjedhur stolin e PSG-së.

Këtë më shumë e konfirmon edhe Canal Plus në Francë që jep lajmin se trajneri e ka nënshkruar kontratën dy vjeçare me klubin me opsion edhe për një vit tjetër.

Unai Emery është në vitin e fundit të kontratës.

Konfirmimi do të bëhet pas finales së Kupës së Francës që do të zhvillohet me 8 maj.

Sipas këtij mediumi trajneri gjerman do të jetë vetë ai që do t’i zgjedh lojtarët për t’i blerë.

PSG objektiv kryesor e ka Ligën e Kampionëve.

Tuchel një si trajner i detajeve dhe e kërkon perfeksionin në skuadër, duke ndërhyrë edhe në dieta e lojtarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme