Tifozët e Juventusit zemër skuadrës, lënë një baner në qendrën stërvitore

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 17:09 | Nga

Fansat e Juventusit kanë lënë një baner në qendrën stërvitore në Vinovo para ndeshjeve të fundit.

Kjo për t’i dhënë zemër skuadrës, pasi Juventusi ka vetëm një pikë më shumë se Napoli, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Bianconerët humbën nga Napoli të dielën në mbrëmje me rezultat 1-0.

Juve duhet të përballen me Interin dhe Romën jashtë fushës së tyre dhe për këtë shumë kush e favorizon Napolin.

Tifozët e klubit nga Torino po kërkojnë ta inkurajojnë ekipin.

Ata sot lanë një baner jashtë Vinovos duke ofruar solidaritetin e tyre.

“Ne me zë, ju me zemër – le ta fitojmë!”, shkruhej aty.

Juventusi luan kundër Interit të shtunën në mbrëmje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme