Tifozët e zgjedhin Mohamed Salahun lojtar të vitit në Angli

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 14:22 | Nga

Mohamed Salah është votuar nga tifozët si lojtari më i mirë i vitit në Angli.

Anësori egjiptian mori 89 për qind të votave në një sondazh online me tifozë të futbollit nga e gjithë Anglia.

Sulmuesi i Liverpoolit vendosi rekord të ri në Premierligë me 32 golat e tij në sezonin 2017/18, ndërsa në total i ka shënuar 44 gola për të kuqtë.

Po ashtu, Salah u shpall lojtari i muajin në katër raste në sezonin e tij debutues në “Anfield”.

Në garë për lojtarin më të mirë të fansave, Salah i mposhti yjet tjera si David de Gea (Manchester United), Kevin de Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Harry Kane (Tottenham Hotspur) dhe Raheem Sterling (Manchester City).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme