Tirana kthehet në Superiore

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 16:16 | Nga

Tirana u jep fund vuajtjeve në Kategorinë e Parë, ku luajti për herë të parë në historinë e vet të lavdishme, sepse me fitoren e sotme ndaj Pogradecit (3:2)) ka siguruar rikthimin në sallonin e të mëdhenjve. Tirana do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm, duke e bërë atë më të fortë, më intriguese, më rivalizuese, pa asnjë diskutim. Po kështu, do të rikthehet derbi i madh i kryeqytetit, që u ka munguar tifozëve në këtë sezon.

Pavarësisht këtij suksesi, që lumturon jo vetëm familjen e madhe bardhekaltër, por edhe më gjerë, tifozët e Tiranës kanë qenë të paktë ditën e sotme në “Selman Stermasi”. Ndoshta rikthimin në Superiore ata nuk e konsiderojnë sukses për t’u festuar, por një ëndërr të keqe (Kategorinë e Parë), për të cilën edhe kanë lotuar një vit më parë.

Një kampionat sakrifica, duke luajtur edhe në fusha sportive të dorës së dytë, por që kurorëzohet më së fundi edhe matematikisht me përmbushje të objektivit. Që sot, për drejtuesit e 24 herë kampionëve të vendit nis puna për sezonin në vijim, ku oreksi rritet detyrimisht dhe rikthimi i tifozërisë së zemëruar në stadium mund të arrihet vetëm përmes pretendimeve maksimaliste për titull kampion, sikurse e ka pasur përherë zakon një emër i tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme