Tjetër dëmtim i tmerrshëm në “Rio 2016”

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 11:59 | Nga

Peshëngritësi armen Andranik Karapetyan pësoi një dëmtim shumë të rëndë gjatë provës së tij të dytë për të ngritur 195 kg, në Olimpiadën e Rios.

20-vjeçari ishte një nga favoritët për medalje në kategorinë 77 kg, por shpresat e tij u shkatërruan bashkë me bërrylin, i cili i doli nga vendi gjatë tentativës.

Sapo e ngriti shtangën sipër kokës, krahu i tij i majtë nuk mbajti dhe bëri një përthyerje të pazakontë, duke bërë që ai të ulëristë nga dhembja, ndërsa trajneri i tij të vinte duart në kokë.

Ky është dëmtimi i dytë i rëndë në Olimpiadë, pas atij të gjimnastit francez Samir Ait Said, i cili pësoi një thyerje të tmerrshme të pjesës poshtë gjurit pas saltros mbi kaluç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme