Toronto e fortë për San Antonion

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:45 | Nga

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Takimi më i fortë i ndeshjeve të sotme të NBA-s është zhvilluar mes San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors.

Kjo e fundit arriti të triumfoi në saje të tre pikë diferencë, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 86:83.

Pothuajse gjatë gjithë kohë ishte një ndeshje e baraspeshuar, por në saje të periudhës së tretë, ku Toronto krijoi një epërsi të lehtë, arriti edhe të ngadhënjej në fund të saj.

Kyle Lowry ishte basketbollisti më efikas te Raptors me 24 pikë, i cili u ndihmua edhe nga DeMar DeRozan që shtoi 21 sosh. Jonas Valenciunas bëri “double-double” në saje të 15 pikëve dhe 11 kërcimeve.

LaMarcus Aldridge pati një paraqitje të mirë te Spursat, ku arriti të bënte “double-double” në saje të 17 pikëve dhe 14 kërcimeve. Paul Gasol realizoi 15 pikë dhe pati nëntë kërcime.

Pas kësaj, Raptors kanë bilanc prej 31 fitoreve dhe 13 humbjeve ndërsa për Spursat, kjo ishte humbja 17 kundrejt 30 triumfeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme