Tottenhami në kërkim të Goretzkas

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 13:39 | Nga

Edhe Tottenhami i është futur garës për Leon Goretzka e Schalkes.

Kjo pasi lojtari është në skadim të kontratës me klubin gjerman dhe kështu ai është një profil që ka tërhequr shumë klube.

Mesfushori ka qenë i ndjekur prej kohësh nga Juventusi, por tani janë Spurs ata që i janë futur furishëm garës.

Sipas Sky Sport në sfond është edhe Arsenali, por aktualisht janë duke monitoruar situatën. Në rast se lojtari rinovon, atëherë kartoni i tij ka vlerë rreth 25 milionë euro.

Ai është paraqitur në 12 ndeshje për Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe ka shënuar gjashtë gola.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të kalojë te Barcelona pasi thuhet se Marc-Andre ter Stegen ka raporte të mira dhe mund të ndikojë në këtë mes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme