Toure refuzon pagën 500 mijë eurosh në javë

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 12:49 | Nga

Yaya Toure, lojtari i Manchester City-t ka refuzuar një ofertë të majme që i ka ardhur nga Kina, por nuk specifikon se nga cili klub. Sipas mediave britanike, mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka refuzuar një pagë prej 430 mijë paund (496 mijë euro) në javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Toure vitin e kaluar ka patur oferta nga Super liga kineze, por nuk ka dashur të largohet. Pavarësisht nga fakti se në verë skadon kontrata e tij me City-n, ai ka vendosur të refuzojë ofertën joshëse të këtij viti nga Kina.

Me këtë veprim sigurisht edhe më shumë ka hyrë në zemrat e tifozëve, pasi shumica besojnë se pikërisht Toure është më meritori për dy titujt e kampionit të Anglisë, të cilat City i fitoi pas ardhjes së tij nga Barcelona në vitin 2010.

Sipas klauzolës në kontratën e tij, Toure nga 1 janari i këtij viti, ka të drejtë të shqyrtojë ofertat nga jashtë. Përveç fatit se e ardhmja e tij në një skuadër të udhëhequr nga Josep Guardiola është plotësisht e pasigurt në fillim të sezonit nuk ka luajtur fare, kurse në nëntor u kthye në formacion.

Pozicioni i tij në formacionin e parë u forcua pas lëndimit të përforcimit veror Ilkay Gundogan, i cili siç duket do të pauzojë deri në fund të këtij sezoni.

Toure është duke luajtur sezonin e shtatë në fanellën e “qytetarëve” për të cilën deri më tani ka luajtur 279 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 79 gola. Në shtator të vitit të kaluar ai vendosi t’i jap fund ekipit të përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, për të cilën ka luajtur 102 ndeshje duke tundur rrjetën kundërshtare 19 herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme