Trajneri i Romës zbulon për sa kohë e presin ndeshjen me Liverpoolin

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 16:54 | Nga

Eusebio di Francesco është shumë i lumtur për duelet me Liverpoolin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Eusebio di Francesco ka thënë se ende nuk ka biseduar me futbollistët e Romës për ndeshjet ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai është i përqendruar te dueli i radhës në Serie A ndaj rivalit të qytetit, Lazio.

“Nuk kam biseduar ende me futbollistët për Liverpoolin”, deklaroi Di Francesco në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Para saj kemi dy ndeshje të rëndësishme. Tifozët e presin këtë ndeshje që 34 vite, jam shumë i lumtur”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme