Trajneri i Shqipërisë do të luajë kundër vendit të tij të lindjes

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 09:27 | Nga

Christian Panucci ka thënë se do të jetë ndjenjë e jashtëzakonshme të luaj kundër vendit të tij, Italisë.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci nesër (e hënë) do të luaj kundër vendit të tij të lindjes Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Panucci edhe pse e pranon se do të jetë ndjenjë e çuditshme, ai thotë se deri në vdekje do të mbroj punën e tij.

“Do të jetë ndjenjë e jashtëzakonshme të luaj kundër vendit tim, por unë jam profesionist dhe do të mbroj punën time deri në vdekje”, tha Panucci për Mediaset Premium.

“Jam i fortë nga jashtë, por edhe unë kam një zemër. Do t’i motivojë lojtarët e mijë që të japin më të mirën”.

Shqipëria dhe Italia do të takohen nesër në Shkodër nga ora 20:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme