Tre klube pas Silvas, por çdo gjë do vendoset pas Botërorit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:14 | Nga

E ardhmja e Andre Silvas është gjithmonë më larg Milanit, edhe pse ende nuk është përcaktuar.

Sipas TuttoSport, portugezi me shumë mundësi do të gjejë një skuadër të re në sezonin 2018/19.

Kuqezinjtë janë duke menduar një shkëmbim me Monacon, ku kokë me kokë do ndërrohen Sivla dhe Falcao.

Por, në gjurmët e lojtarit është skuadra angleze Wolverhampton, por edhe ajo e Galatasarayt.

Gjithsesi, Andre Silva mund të luajë një rol prej protagonisti në Botëror me Përfaqësuesen e Portugalisë dhe kështu gjërat mund të ndryshojnë.

Ne sezonin e fundit 22-vjeçari shënoi dhjetë gola në 40 ndeshje në të gjitha garat për Milanin.

Dy nga ato kanë ardhur në Serie A, edhe pse në 24 paraqitje ka pasur hapësirë të mjaftueshme për të shënuar më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme