Tre portierë në listën e Juventusit si zëvendësues të Szczesnyt

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 18:02 | Nga

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus është duke bërë gati një goditje për ta blinduar portën e tyre.

Legjenda e bardhezinjve, Gianluiggi Buffon është duke zhvilluar stinorin e fundit dhe në qershor pritet pensionimi i tij nga futbolli aktiv.

E për mrekulli në disa ndeshje italianin e ka zëvendësuar portieri i dytë i Juventusit, Wojciech Szczesny.

Polaku i transferuar nga Arsenali ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe ka bindur drejtuesit e Juventusit për t’ia besuar pozitën e titullarit nga stinori i ri.

Por Juventus tani është duke menduar për transferimin e një portieri i cili do të jetë rezervë e polakut.

Në listën e bardhezinjve janë tre emra të njohur në futbollin italian.

I pari në listë është 31-vjeçari Andrea Consigli i cili aktualisht luan tek Sassuolo dhe është në përfundim të kontratës.

Në listën e ‘Zonjës së Vjetër’ është edhe veterani 35-vjeçar Federico Marchetti i lënë në hije nga Thomas Strakosha që ka blinduar portën e Lazios.

Ndërkohë në listë ndodhet edhe talenti Emil Audero i cili ka 21 vite dhe po mbron për mrekulli tek Venezia në Serie B.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme