Tre trajnerët që mund të zëvendësojnë Zidane

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 14:36 | Nga

Zinedine Zidane po e mendon dhe mund të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e Real Madridit do të respektojnë vendimin e trajnerit Zinedine Zidane, nëse ky i fundit vendos të qëndrojë ose largohet.

Por, ata nuk do të qëndrojnë duarkryq, pasi tashmë kanë filluar të kërkojnë një zëvendësues të mundshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, në listën e presidentit Florentino Perez janë tre trajnerë.

I pari në listë është trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, i cili tash e katër vite po e drejton me shumë sukses skuadrën angleze.

Në rast se dështon ai, atëherë alternativë mbetet trajneri i Kombëtares gjermane, Joachim Low, që do të ishte i lirë pas Kupës së Botës.

Ndërsa zgjedhja e tretë është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ishte në radarin e spanjollëve që një kohë të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme