Trepça ’89 eliminohet nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 20:01 | Nga

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89, është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pas humbjes turpëruese nga Vikinguri i Ishujve Faroe.

Pas humbjes 2 me 1 si mysafir në ndeshjen e parë, pritej që 89-shi të shfrytëzonte rastin për të kaluar tutje në debutimin historik, por kjo nuk ndodhi. Klubi mitrovicas u turpërua në shtëpi duke humbur 1 me 4.

Takimi u keqësua për 89-shin kur Blerand Kurtishaj u ndëshkua me të kuq në minutën e 33-të.

Në pjesën e parë, Anghel dhe një autogol i Islamit i dhanë epërsinë e dyfishtë mysafirëve.

Në 45-minutëshin e dytë, Vatnhamar shënoi dy golat tjerë para se Hasani të ngushtonte epërsinë për rezultatin përfundimtar 1 me 4.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme