Trepça ’89 sot debuton në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 11:28 | Nga

Kampionët e Kosovës, Trepça ’89, sot do të debutojë në Ligën e Kampionëve.

Sot luhen ndeshjet e para të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Në orar janë katër ndeshje, ndërsa për futbolldashësit në Kosovë një ndeshje është shumë e rëndësishme.

Për herë të parë një skuadër e futbollit nga Kosova do të luajë ndeshje evropiane, raporton Telegrafi.

Është kampionia Trepça ’89 që të martën (sot) nga ora 20:00 përballet me Vikingurin e Ishujve Faroe.

‘Minatorët’ dhe kanë arritur në destinacion ku edhe e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn, kryeqendrën e Ishujve Faroe.

Klubi nga Kosova shpreson në rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, që për ta siguruar kualifikimin në ndeshjen kthyese, që zhvillohet pas një jave në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme