Trepça kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 15:59 | Nga

Trepça ka arritur të shënojë fitore ndaj rivalit lokal, Trepçës’89, pas penalltive me rezultat 4:3, duke e befasuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Kosovës është përcaktuar nga penalltitë, pasi koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë mes Trepçës e Trepçës ’89 përfundoi 2:2.

Nga penalltitë më të suksesshëm u treguan Trepça, të cilët triumfuan 5:3 ndaj rivalit lokal.

Golat për skuadrën e Trepçës në këtë ndeshje i shënuan Samir Sahiti në minutën e 47 dhe Ergyn Ahmeti në minutën e 78’, ndërsa për Trepçën ’89 të dy golat i shënoi Fiton Hajdari në minutën e 88’ dhe 90+4.

Pas kësaj fitoreje, Trepça ka kaluar në gjysmëfinale, duke iu bashkuar kështu Besës, Drenicës dhe Llapit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme