Tri klube evropiane vihen pas Iniestas

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 13:05 | Nga

Skuadrat si Manchester City, Arsenal dhe Paris Saint-Germain janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta, ka njoftuar e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Iniesta 33-vjeçar tashmë është pajtuar që karrierën ta vazhdojë në Kinë, por ekipet e interesuara për të po mundohen t’ia thyejnë mendjen.

Iniesta në fund të këtij edicioni do të largohet nga Barcelona pas 16 vjetësh me ekipin e parë, duke regjistruar mbi 400 paraqitje në të gjitha garat.

Iniestan te City po mundohet ta joshë ish-trajneri i tij, Pep Guardiola derisa te PSG-ja, ish-bashkëlojtarët Dani Alves e Neymar.

Mesfushori spanjoll këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka tri asistime në 39 ndeshje të zhvilluara për Barçën.

Të ngjashme