Tuchel: Liverpooli favorit i Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 13:04 | Nga

Trajneri i Paris-Saint Germanit, Thomas Tuchel ka paralajmëruar lojtarët e tij para sfidës të së martës se ekipi i Liverpoolit është njëri nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve.

Djemtë e Jurgen Klopp u eliminuan sezonin e kaluar nga Real Madridi dhe ish-menaxheri i Borussia Dortmundit beson se ata kanë potencial për të fituar të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni.

“Ka shumë ekipe që janë favorite dhe Liverpuli është një nga to”, tha Tuchel duke komentuar konkurrencën në grupin e Ligës së Kampioneve, përcjell Klan Kosova.

Trajneri gjerman synon që me ekipin nga kryeqyteti francez të arrijë sa më lartë në këtë garë, teksa në dy sezonet e fundit u eliminua nga Barcelona dhe Real Madridi në të 16-ën e finales.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme