Tunizia kërkon t’i japë fund pritjes 40-vjeçare për fitore në Botëror

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:50 | Nga

Tunizia duhet t’i japë fund një tersi 40-vjeçar nëse dëshiron të lërë gjurmë në Botërorin 2018 në Rusi.

Tunizia u bë përfaqësuesja e parë nga Afrika që fitoi një ndeshje në Kupën e Botës, kur mposhti Meksikën në ndeshjen e saj të parë në Botërorin 1978 në Argjentinë, shkruan Koha Ditore.

Por ka dështuar të regjistrojë fitore në Kupën e Botës që nga atëherë. Barazoi në Botërorin 2002 me Belgjikën 1:1 me të cilën përfaqësuese do të ndeshet edhe në fazën e grupeve këtë Botëror.

E kualifikuar për herë të parë që nga Botërori 2006, rruga e Tunizisë sërish duket e vështirë, ndonëse është aktualisht në pozitën e 21-të në ranglistën e FIFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme