Turan në Galatasaray? Menaxheri zbulon gjithçka

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 15:55 | Nga

Arda Turan nuk ka arritur marrëveshje me Galatasarayn. Mediat turke kanë raportuar se Arda Turan ka arritur marrëveshje për transferimin në Galatasaray gjatë kësaj vere.

Por, menaxheri i mesfushorit turk, Ahmet Bulut, ka mohuar raportimet se Turan ka marrëveshje me gjigantin turk.

”Lajmi që Arda Turan ka arritur marrëveshje me Galatasarayn nuk është i vërtetë. Unë kam folur ende me Barcelonën për Arda Turanin”, ka deklaruar ai.

Më herët është raportuar se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i ka bërë me dije ish anëtarit të Atletico Madridit se nuk ka vend në ekip.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme