Turne mbarëkombëtar futbolli për fëmijë në Prishtinë

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 18:26 | Nga

Klubi i Futbollit “Rilindja” me gjeneratën 2009 dhe  klubi tjetër “Kurda” me gjeneratë 2008 dolën fitues të turnirit mbarkombëtar që u zhvillua me 15 dhe 16 shtator në Prishtinë. Ndërsa me vendin e dytë u shpërblyen klubet “ Urbano”  nga Obiliqi gjenerata 2009 dhe  “2 Korriku” nga Prishtina.

Stadiumit “Ibrahim Gashi” i Rilindjes ishte nikoqir i mbi 300 fëmijë nga Kosova Shqipëria , Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ku morën  pjesë në Turneun Rilindja KidsTournamet, transmeton Ekonomia Online.

Klube nga treva shqiptare kësaj radhe kanë vendosur t’i kushtojnë një turne këtyre grup-moshave, jo vetëm për faktin se një gjë e tillë ka munguar , por edhe për të vënë në pah talentin e djelmoshave që adhurojnë futbollin.

Turneu po organizohet nga Klubi i Futbollit “Rilindja” nga Prishtina dhe pjesëmarrës janë 21 klube me 24 ekipe. Mustafë Krasniqi, kryetar i këtij klubi tha se interesimi i klubeve ka qenë tejet i madh, kur është parë niveli i organizimit.

Por sipas tij, këtë vit është menduar të shkohet me këtë numër me synimin që në vitet e ardhshme, të rritet jo vetëm numri i klubeve shqiptare , por të ketë gara edhe nga kombësi tjera të rajonit. Krasniqi tha gjithashtu se niveli i sportistëve të rinj është mjaftë i kënaqshëm.

“Fatmirësisht me vetë ndërkombëtarizimin e Kosovës, futbollit konkretisht por edhe sporteve tjera, janë krijuar kushte edhe për sportdashësit edhe të atyre kontribuuesve me kontribuar në infrastrukturën sportive”, ka thënë Krasniqi, sipas një komunikate nga ky turne.

“Ne kemi arrit, edhe klubet tjera  , kemi arrit qe sadopak me krijua kushte, për ushtrime, për lojë që me ju mundësuar këtyre vogëlusheve që sot prezantojnë Klubin Rilindja por edhe gjithë pjesëmarrësve që prezantojnë Klubet e veta. Ne jemi shumë të kënaqur me nivelin sportivë që po tregojnë këta fëmijë”, ka shtuar ai.

Fatih Hyseini, trajner i KF “Shkëndija” nga Maqedonia, tha se organizime të tilla do i ndihmojë edhe sportit të së ardhmes, ku talentin e tyre do e shfaqin fëmijët shqiptar nga të gjitha trevat ku ata jetojnë.

“Ne si komë kemi shumë talente të sportit, sot këtu po shoh se ka kualitet, ka fëmijë që vërtet kanë nivel të lartë, natyrisht për moshën që kanë, dhe shpresojmë që ata një ditë të na përfaqësojnë edhe ne nivele më të larta sportive”, u shpreh Hyseini.

Hyseini ka qenë sportist dhe ka luajtur për disa klube kosovare, si Flamurtari, Llapi dhe Drita .

Nga Lugina e Preshevës kishin ardhur për tu ndeshur në fushën e gjelbër edhe sportistët e Klubit të futbollit Lugina nga Presheva. Jeton Rexhepi, tha  organizimi tregon se fëmijëve u ka munguar përveç garës edhe bashkëpunimi me klubet jashtë kufijve të Kosovës. Ai u shpreh i kënaqur me mbështetjen që duket ta kenë klubet e futbollit në Kosovë.

Ndërsa nga 4 klubet e Shqipërisë, Klubi i futbollit “Partizani” kishte diçka të veçantë, lojtarët e vegjël janë të gjithë fëmijë të ushtarakëve, nga tha trajneri i tyre Enkele Likaj.

“Ne kemi nisur para tre-katër vjetësh një projekt me klubin partizani, të cilët , fëmijët e ushtarakëve do përfaqësoheshin me logon e tyre, dhe ne punojmë për një rritje sa më të mirë, dhe për të hequr atë kohën e tepërt , energjitë negative, pra ky ishte objektivi pastaj në të ardhmen, me të ardhur talenti, mirë se të vije dhe zhvillohet”, deklaroi Likaj.

Edhe Likaj, beson se nga këto aktivitete do dalin futbollistët e ardhëm të kombëtares, ai shpreson që të kemi një kombëtare.

Kohë më parë KF “Rilindja” mbështetur nga Vlera Sport, kanë zhvilluar një turne lokal, që bëri që përfaqësues të Vlera sport të mbështesin edhe këtë organizim, tha Faton Paçarada, Drejtor Ekzekutiv i Vlera Sport.

“Ne i jemi mirënjohës secilit mbështetës , se s’po dua me i quajt sponzorë,  që na është bashkuar në mbështetje të aktivitetit, dhe besoni asnjëri nuk kemi dhënë shuma të mëdha të parave por është mundësuar ngritja e cilësisë dhe ne jemi shpërblyer me entuziazmin dhe gëzimin që po shohim në sytë e këtyre fëmijëve”, theksoi Paçarada.

Me shumë vullnet e me pak bazë materiale mund të bëjmë punë të mira dhe të mëdha. Ne si kompani do e mbështesim edhe në të ardhmen, një aktivitet të tillë, që në të ardhmen do të jetë tradicional dhe shumë më madhështor”, u shpreh ai.

Klubet pjesëmarrëse nga Kosova do të marrin pjesë 14 klubetë dëshmuara në nxjerrjen e talenteve: KF Rilindja, FC Prishtina, KF Llapi, SHF Kurda, KF 2 Korriku, KF Kosova, KFLlapi, QS Prishtina, SC Sharri, SHF Urbano, KF Fushë Kosova, SHF Top Football, NewStarsSoccerSchool dhe Elite FootballAcademy. N ërsa nga Shqipëria do të jenë katër klube të njohura dhe me traditë: FK Partizani, KS Ali Demi, FC Pepa dhe KF Valbona. Nga Maqedonia do të jenë dy klube shumë të rëndësishme: KF Shkëndija dhe FC Shkupi, ndërsa nga Presheva do të jetë LFC Lugina.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme