U ngacmova seksualisht nga mjeku i ekipit, zbulon kampionia amerikane

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 18:45 | Nga

Shok në botën e gjimnastikës amerikane. Simone Biles, katër herë fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, ka denoncuar se është abuzuar nga ish-mjeku i kombëtares amerikane.

“Edhe unë jam një nga të mbijetuarat që është abuzuar nga Larry Nassar. Besomëni, ka qenë shumë e vështirë për të thënë e për të shkruar për herë të parë këto gjëra”, shkruan në Tvvitter sportisja 20-vjeçarje.

“Janë shumë arsye që deri tani nuk e kam shpërndarë historinë time, por tashmë di që nuk ka qënë faji im”, vijon më tej Biles, duke vendosur dhe hashtagun #MeeToo, duke iu bashkuar edhe 140 femrave të tjera që kanë akuzuar Nassar.

Dënimi për shtatë raste abuzimi pritet këtë javë në një gjykatë të Miçigan dhe Nassar rrezikon burgim të përjetshëm. Ai ka tashmë një dënim me burg shumë të rëndë për posedim të materialeve pedopornografike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme