Udhëtimi i pamundur drejt Kievit – tifozët kthejnë biletat

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 14:06 | Nga

Për të shkuar të premten dhe për t’u kthyer të shtunën duhet paguar mestarisht 1,200 euro një biletë dhe rrugë tjetër për të arritur në Kiev nuk ka. Kjo ka bërë që rreth 450 bileta të Real Madrid të jenë në qarkullim, ndërsa qyteti me probleme bëhet gati ta presë finalen e madhe në Stadiumin Olimpik.

Të shkosh në Kiev nuk është aspak e lehtë, veçanërisht nëse je tifoz i Real Madrid apo Liverpool dhe do ta shikosh finalen e Ligës të Kampionëve.

Prandaj disa tifozë të Real kanë vendosur t’i kthejnë biletat e tyre, duke shtyrë klubin të krijojë listë pritje për të tjerë që duan t’i kenë ato.

Kryeqyteti i Ukrainës nuk është një nga qytetet më të mira në Europë, veçanërisht nëse drejt tij synohet të udhëtohet me vetura apo tren.

E vetmja mënyrë për të arritur në Kiev është me aeroplan, por deri të shtunën e javës tjetër pothuaj të gjitha fluturimet janë rezervuar.

Aeroporti i qytetit nuk pranon avionë të mëdhenj, ndaj duhet operruar me më të vegjël, që normalisht ngrisin çmimet e biletave.

Për të shkuar të premten dhe për t’u kthyer të shtunën duhet paguar mestarisht 1,200 euro një biletë dhe rrugë tjetër për të arritur në Kiev nuk ka.

Kjo ka bërë që rreth 450 bileta të Real Madrid të jenë në qarkullim, ndërsa qyteti me probleme bëhet gati ta presë finalen e madhe në Stadiumin Olimpik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme