UEFA e lumtur që Kosova më në fund po luan në shtëpi

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 09:42 | Nga

Zyrtarë të UEFA-s janë të lumtur që Përfaqësuesja e Kosovës më në fund mund t’i zhvillojë ndeshjet e saj kualifikuese në shtëpinë e vet.

Kosova, të hënën mbrëma, zhvilloi ndeshjen e saj të parë kualifikuese kundër Ishujve Faroe në stadiumin e emërtuar “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, të organizuar nga UEFA, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, bashkë me zyrtarët e tjerë, Thierry Favre dhe Denis Bastari, të hënën paradite u pritën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga kryetari Agim Ademi.

Theodoridis është ndarë i kënaqur që Kosova ka arritur të bëjë lëvizje pozitive si në organizim ashtu edhe në infrastrukturë.

Ndeshjet si vendëse të ciklit të kaluar kualifikues, që ishin të parat për Kosovën pas pranimit, Përfaqësuesja A i zhvilloi në Shkodër. Në Kosovë, përkatësisht në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, luajtën vetëm grupmoshat e reja dhe klubet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme