UEFA hetim ndaj Barcelonës

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 11:20 | Nga

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e UEFA-s, konfirmohet se ka nisur hetimi për shkak të ngjarjeve të shkaktuara nga ana e tifozëve në ndeshjen mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

UEFA ka filluar një hetim disiplinor në lidhje me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e UEFA-s, konfirmohet se ka nisur hetimi për shkak të ngjarjeve të shkaktuara nga ana e tifozëve në ndeshjen kthyese mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain. Në këtë ndeshje Barcelona ishte kualifikuar në çerek finale me rezultatin 6-1.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA rastin do ta trajtojë më 23 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme