UEFA pezullon Partizanin e Beogradit për 3 vjet

Partizan
Prishtinë | 11 Jan 2017 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Federata Evropiane e Futbollit i ka dhënë një dënim të rëndë skuadrës së Partizanit të Beogradit.

UEFA ka ndaluar klubin serb nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Europa League nga edicioni i ardhshëm i kualifikimeve.

Agjencia e lajmeve “AP” ka bërë të ditur se Partizani ka rreth 2 468 000 euro borxhe të pambuluara deri në shtator të vitit 2016.

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Milos Vazura, ka theksuar se ndëshkimi nga UEFA është me kusht dhe nëse paguhet borxhi, dënimi nuk do të jetë aktiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme