Man United e dëshiron mbrojtësin e Juves

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 09:49 | Nga

Manchester Unitedi është përfshirë në garën për shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet tjera nga Liga Premier që i duan shërbimet e futbollistit italian, porse tash atë e kërkojnë edhe Djajtë e Kuq.

29-vjeçari ishte mbresëlënës për Italinë në ‘Euro 2016’ dhe kjo ka bërë që të jetë ndër mbrojtësit më të kërkuar këtë verë.

ESPN raporton se krahas Paul Pogbas, Unitedi e do edhe Bonuccin, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, përfshirja e Real Madridit në garën për shërbimet e mesfushorit francez e ka vënë në rrezik kalimin e Pogbas në Old Trafford.

Të ngjashme