United pas Shaqirit

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 14:25 | Nga

Manchester United është hedhur në garë për ta sjellur në Old Traford, yllin e kombëtares zvicerane dhe ekipit të Stoke City, shqiptarin Xherdan Shaqiri.

Kështu të paktën shkrujanë mediat britanik, siç është Daily Star, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho, i cili po punon si analist në Rusi gjatë kupës së botës.

Shaqiri shihet si mbështetje për sulmin e United dhe ndihmë për Alexis Sanchez.

Pas Shaqirit është vënë edhe rivali i United, Liverpool.

Cilido nga këto klube i dëshiron shërbimet e Shaqirit, do t’i duhet t’i paguajë Stoke City-it rreth 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme