Unitedi barazon me Anderlechtin

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 23:06 | Nga

Djajtë e Kuq nuk kanë arritur të fitojnë përballjen e parë me skuadrën belge, në çerekfinale të Ligës së Europës.

Manchester United ka barazuar me Anderlercht me rezultat 1:1, në të parën përballje çerekfinale të Ligës së Europës.

Djajtë e Kuq ishin afër të merrnin një fitore të rëndësishme në udhëtim te skuadra belge, ndeshje në të cilën ishin duke triumfuar me rezultat 0:1 deri në minutën e 86-të.

Por, katër minuta para fundit vendasit shënuan për 1:1 përmes Leander Dendoncker, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, derisa golin për mysafirët e shënoi Henrik Mkhitaryan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme