Unitedi i gatshëm të bëjë ofertë të “çmendur” për mbrojtësin e skuadrës angleze

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 09:13 | Nga

Virgil Van Dijk mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Southampton në afatin kalimtar të janarit.

“Tulipani” po shkëlqen në edicionin e tij të dytë në Ligën Premier dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm.

Mediat në Ishull kanë raportuar se ai është bërë objektivi kryesor i Manchester United për repartin defensivë.

Gjithnjë sipas gazetave angleze, United është duke bërë gati një ofertë rreth 40 milionë funte për mbrojtësin shtatlartë.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho është impresionuar me formën e mbrojtësit dhe kërkon ta transferojë gjatë janarit në “Old Traford”.

Van Dijk më parë ka luajtur në kampionatin holandez me skuadrën e Groningenit, ndërsa para se të arrinte në Southampton për dy vite barti fanellën e gjigantit skocez, Celtic. /Telegrafi/

Të ngjashme