Unitedi nuk i frikësohet largimit të Mourinhos

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 10:38 | Nga

Manchester Unitedi është i bindur që Jose Mourinho do të mbetet në klub për një kohë të gjatë.

Tre herë fituesi i Premier Ligës mori drejtimin e ekipit nga Old Traffordi verën e kaluar dhe i ndihmoi për të fituar trofeun e EFL-së dhe Europa Ligës.

Së fundmi është raportuar për një kalim të mundshëm të portugezit te Paris Saint-Germaini, klub që admiron trajnerin për një kohë të gjatë.

Mourinho muajin e kaluar publikisht lavdëroi PSG-në, por The Guardian raporton se Unitedi nuk është i shqetësuar për largimin e tij dhe se klubi pret që ai të jetë në krye të ekipit për së paku dhjetë vjet.

Mourinho te asnjë klub nuk ka qëndruar më shumë se tre vjet e gjysmë, por ka paralajmëruar se mund të qëndrojë më gjatë në Old Trafford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme