Usain Bolt: Dua të bëhem si Ronaldo

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 08:53 | Nga

Legjenda e atletikës, Usain Bolt, është duke e marrë inspirimin e tij nga ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, gjatë përpjekjeve të tij për tu bërë profesionist në futboll.

32-vjeçari ka thënë se ai nuk është i talentuar si ylli i Barcelonës, Lionel Messi, për këtë arsye ai inspirohet nga Cristiano Ronaldo, i cili ka punuar shumë për të arritur aty ku është sot, përcjell Gazeta Express.

Usain Bolt, e ka filluar karrierën e tij si futbollist profesional këtë sezon, pasi që ka arritur të nënshkruajë marrëveshje me klubin e futbollit në Australi, Central Coast Mariners. Ai luajti ndeshjen e tij të parë të premten, kur i ndihmoi skuadrës së tij të siguronte fitore me rezultat 6-1 kundër Central Coast Select XI.

“Jam tifoz i madh i Cristiano Ronaldos. Pse? Për shkak të punës që ka bërë ai. Ai e di se çfarë duhet të bësh për t’u bërë më i miri dhe unë duhet ta mësoj këtë gjë”, ka thënë Bolt.

“Unë nuk jam futbollist i talentuar si Messi. Ai filloi që kur ishte fëmijë dhe është shumë i talentuar. Ndërsa, Cristiano punoi shumë që të bëhej më i miri, dhe këtë gjë dua ta bëjë edhe unë. Unë duhet të punoj që të bëhem më i miri dhe po përqendrohem në këtë gjë”.

Bolti gjithashtu kishte bërë ushtrime me skuadrën e Dortmundit më herët gjatë këtij viti. Megjithatë, para se të nënshkruante për Mariners, Bolti nuk kishte asnjë eksperiencë në futboll si profesionist, ai kishte luajtur futboll vetëm nëpër reklama dhe ndeshje për bamirësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme