Valencia kushton 217 milionë euro, po lufton për mbijetesë

Prishtinë | 21 Jan 2017 | 23:53 | Nga

Skuadra spanjolle, Valencia është shumë afër të bjerë nga La Liga në fund të këtij sezoni.

Skuadra e drejtuar nga presidenti Peter Lim gjendet në vendin e 17-të të klasifikimit në La Liga dhe është në luftë për mbijetesë me skuadra si Leganese, Sporting Gijon dhe Granada.

Kaosi te skuadra spanjolle filloi qysh me ardhjen e presidentit të ri, Peter Lim, i cili morri drejtimin e klubit dy vite më parë ku klubi në atë kohë gjendej në vendin e 4-të të klasifikimit në La Liga.

Sezonin e kaluar, Valencia filloi rënien. Spanjollët u renditën në fund të sezonit të kaluar në vendin e 11-të në La Liga.

Megjithatë, Valencia nuk është afër këndelljes pasi që këtë vit mund të bie nga elita e futbollit spanjoll.

Në rast se bie Valencia nga La Liga në fund të sezonit, atëherë kjo do të ishte hera e parë në 30 vitet e fundit që kjo ndodhë, si dhe Valencia do të hynte në histori të futbollit, pasi bie nga liga si njëra nga skuadrat më të shtrenjta.

Skuadra e Valencias sipas mediave kushton afërsisht 216.8 milionë euro sa i përket çmimit të lojtarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme